Një tërmet me magnitudë të shkallës Rihter 7,2 ballë u regjistrua sot në arkipelagun Vanuatu, në Paqësor, bënë të ditur sizmologët duke shfaqur propabilitet të ulët për viktima edhe nëse rritet volumi i valëve nga cunami.
Tërmeti me thellësi 35 kilometra goditi kryesisht zonën rreth 80 kilometra në veri veriperëndim të krahinës së Portit Olry, në ishullin Espiritu Santo, 400 kilometra nga kryeqyteti Port Vila, sipas Institutit amerikan të gjeologjisë (USGS).
“Mundësia e viktimave dhe e dëmeve materiale është e ulët”, shtoi USGS-ja.
Qendra e sinjalizimit për cunami në Paqësor e cilësoi si një rast të mundshëm ekzistencën e valëve të rrezikshme dhe cunamit rreth 300 kilometra nga epiqendra, përgjatë brigjeve të arkipelagut.
Arkipelagu me 80 ishuj, një nga vendet më të varfëra në planet, shtrihet në “Unazën e Zjarrtë” në Paqësor, ku përplasja e pllakave tektonike shkakton tërmete të vazhdueshme dhe një aktivitet të lartë vullkanik.