Site icon Telegrafi

Tërmet i fuqishëm në ishullin Sumatra në Indonezi

Një tërmet i fuqishëm sot herët në mëngjes e ka goditur bregdetin e ishullit, Sumatra, në Indonezi.

Raportohet se dridhja është ndjerë në Singapor, që është qindra kilometra larg, me ç’rast është shkaktuar panik.

Vëzhgimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka raportuar se tërmeti me intensitet 6.4 shkallë, e kishte epiqendrën afro 74 kilometra në perëndim të qytetit bregdetar, Bengkulu.

Megjithatë, nuk është dhënë alarm për cunami.

Një zyrtar i Agjencisë për situata emergjente në qytetin Padang në Indonezi, tha se banorët lokalë ishin shqetësuar nga tërmeti.

Exit mobile version