Një tërmet i fuqishëm goditi jugun e Filipineve duke lënë deri tani gjashtë të vdekur, qindra të plagosur si edhe skena paniku, thanë sot zyrtarë lokalë.
Tërmeti me magnitudë 6,7 ballë të shkallës Rihter shkaktoi gjithashtu ndërprerjen e energjisë elektrike si edhe shembjen e disa ndërtesave në provincën e Surigao del Norte, 730 kilometra në jug të Manilas.
“Ka kaos, pasi shumica e banorëve të prekur janë shumë të tronditur’’, deklaroi guvernatori Sol Matugas, transmtojnë mediat.
“Shumë zona nuk kanë energji elektrike dhe aeroporti është mbyllur’’, shtoi ai.
Ky tërmet ishte më i fuqishmi që ka goditur këtë zonë që nga viti 1879, kur një tjetër tërmet me magnitudë 6,9 ballë goditi qytetin prej 150 000 banorësh.
https://www.youtube.com/watch?v=qMlSJdWlA6M