Dridhje të tokës janë ndjerë sot rreth orës 04:00 të mëngjesit në Kosovë.
Sipas të dhënave jo zyrtare thuhet se epiqendra e tërmetit me magnitudë 6.3 ballë të rihterit ishte në Durrës.
Dridhjet janë ndjerë edhe në Shqipëri, Maqedoni, Serbi e Mal të Zi.
Nga panika qytetarë të shumtë në Prishtinë kanë dal jashtë nga shtëpitë dhe banesat e tyre. /Telegrafi/