Telegrafi

Tërmet i fuqishëm ka dridhur Maqedoninë

Një tërmet i fuqishëm prej 2.8 shkallë të Rihterit dhe intensitet III-IV shkallë sipas shkallës makroseizmike Evropiane ka goditur qytetet Ohër, Strugë, Resnje, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Tërmeti ka ndodhur rreth orës 1 pas mesnaten. Sipas Institutit Seizmologjik të Maqedonisë, tërmeti ka qenë me epiqendër në liqenin e Ohrit.

Më herët, kanë ndodhur edhe disa tërmete në vend që kanë dridhur vendin. /Telegrafi/