Një hotel është shembur në pjesën lindore të Tajvanit, pas një tërmet i fuqishëm prej 6.4 magnitudë goditi ishullin gjatë të martës mbrëma, ku raportohet se dy punëtorë të hotelit kanë humbur jetën dhe mbi 180 tjerë janë lënduar.
Tërmeti kishte ndodhur rreth orës 23:50 rreth 13 milje në verilindje të portit-qytetit Hua-lien. Imazhet e transmetuara nga mediat lokale, shfaqin hotelin Marshal në Hua-lien i cili është shembur pjesërisht, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu raportohet se rreth 30 persona kanë mbetur të ngujuar brenda hotelit, derisa ekipet e zjarrfikësve janë duke bërë të pamundurën që t’i shpëtojnë.
Ndërkaq imazhe të postuar në mediat sociale, shfaqin hotelin e shembur pjesërisht, ku shihen ekipet emergjente duke tentuar të futen dhe të nxjerrin të lënduarit që kanë mbetur të ngujuar.
Për shkaqe sigurie, autoritetet e sigurisë kanë evakuuar zonën përreth, pasi po frikësohen se shembja totale e hotelit mund të shkaktoj një mini-tërmet që do të shkaktonte dëme afër tij. /Telegrafi/