Një tërmet i fortë 6.4 shkallë të Rihterit e ka goditur sot në mëngjes Ekuadorin, ka bërë të ditur sot Enti i Gjeologjisë së Amerikës.
Epiqendra e tërmetit ishte në vendin ku një tërmet e ka goditur edhe më herët në prill.
Tani për tani nuk ka të dhëna për ndonjë dëm apo viktima eventuale, bën të ditur AFP.