Site icon Telegrafi

Tërmet apo bombë bërthamore?! Tronditen brigjet e Koresë së Veriut (Foto)

Lëkundje toke janë regjistruar pranë brigjeve të Koresë së Veriut dhe menjëherë është shkaktuar panik për mundësinë e shpërthimit të një bombe bërthamore.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar 201 kilometra në juglindje të qytetit të Koresë së Veriut Chongjin.

Menjëherë u ngritën spekulime se bëhej fjalë për shpërthimin e një bombe bërthamore, por më pas ekspertët vërtetuan se ishte një tërmet me magnitudë 6 ballë.

Ngjarja vjen në mes të tensioneve të shtuara mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara, transmeton tch.

Më 4 korrik, Koreja e Veriut kreu testin e parë të raketës ndërkontinentale. Ndërkohë, menjëherë reagoi edhe Trump, i cili ka riafirmuar “angazhimin e hekurt” të Shteteve të Bashkuara në mbrojtje të Koresë së Jugut dhe Japonisë, “duke përdorur të gjithë gamën e kapaciteteve të saj, përfshirë atë bërthamore”.

Exit mobile version