Pas disa ditëve qetësi, mbrëmë është shënuar një tërmet, që është pas-lëkundje e tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.
Tërmeti ishte me magnitudë 4.5 të shkallës rihter.
temLëkundjet u ndjenë edhe në Tiranë duke rikthyer edhe një herë frikë ndër banorë.
Lëkundjet janë shënuar rreth orës 02:20. Thellësia ishte 10 km. Epiqendra ishte 6 km në veri të Shijakut dhe 22 km në perëndim të Tiranës.
Sipas ekspertëve, pas goditjes së fortë të 26 nëntorit, fenomeni i lëkundjeve në vazhdim janë diçka normale, njofton tch.