Site icon Telegrafi

Tërmet 4.2 ballë në Shqipëri

Një tërmet 4.2 ballë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në jug të Shqipërisë.

Raportohet se tërmeti ka qenë në thellësi 2km dhe lëkundjet janë ndjerë kryesisht në zonën e Fierit.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 4km nga qyteti i Patosit dhe 9km nga Fieri.

Deri tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

Exit mobile version