Site icon Telegrafi

Tërmet 3.7 ballë, epiqendra në detin Jon

Në në orët e para të mëngjesit të sotëm në brigjet shqiptare është ndjerë një tërmet me magnitudë 3.7 ballë i shkallës Rihter.

Lëkundjet janë ndjerë në ultësirën perëndimore, rreth orës 04.22 të mëngjesit të sotëm.
Mësohet se tërmeti me epiqendër 23 km nga Vlora është ndjerë edhe në Leçe të Italisë. /Telegrafi/

Exit mobile version