Telegrafi

Terim pas ndeshjes me Kroacinë flet edhe për Kosovën

Fatih Terim ka analizuar takimin me kombëtaren e Kroacisë.

Mes rreshtash ka përmendur edhe ndeshjen me Kosovën.

‘Imparatori’ ka thënë se nuk duhet nënvlerësuar përballjen me Kosovën, transmeton Telegrafi.

‘Tre ndeshjet e para janë me rëndësi. Por, takimi kundër Kosovës dhe Finlandës nuk duhet neglizhuar. Kanë ekipe të mira’, ka thënë në një konferencë për shtyp Terim.

Turqia ka barazuar 1-1 me Kroacinë në kuadër të takimit të parë të kualifikimeve për botërorin Rusia 2018. /Telegrafi/