Site icon Telegrafi

Terim nuk e fton Turanin kundër Kosovës, por do të thërras këta katër futbollistë

Kosova do të ballafaqohet me Turqinë në kuadër të kualifikimeve për botërorin Rusia 2018.

Ndeshja, e cila do të zhvillohet në stadiumin e Antalias më 12 nëntor, do të ketë risi sa i përket formacionit të kombëtares turke.

Megjithëse ende nuk dihet nëse do të ftohet mesfushori i Barcelonës, Arda Turan, trajneri Fatih Terim raportohet se do të ftojë disa lojtarë të rinj në sfidën kundër përfaqësueses së Kosovës, transmeton Telegrafi.

Ish-futbollisti i Galatasarayt, tani i Deportivo La Corunas, Emre Colak pritet të jetë në ekipin kombëtar turk.

Lexo po ashtu Kosova edhe me dy mungesa të mëdha ndaj Turqisë

Gjithashtu pritet të ftohen edhe dy futbollistë të Budesligas, përkatësisht mesfushorit Kerem Demirbay (Hoffeinheim) dhe mesfushorit-shkatërrues, Suat Serdar (Mainz).

Terim raportohet se do ta ftojë edhe sulmuesin 19-vjeçar të Bursasporit, Kublai Kanatsızkuş, i cili ka realizuar dy gola dhe po aq asistime në kampionatin e ri turk.

Mbetet të shihet se si do të luaj Terim kundër Kosovës ndërsa kujtojmë se në një miqësore të luajtur në Mitrovicë, përfaqësuesja jonë kishte pësuar humbje me rezultat 6-1. /Telegrafi/

Exit mobile version