Telegrafi

Terim: Kosova kundërshtar i vështirë për çdo kombëtare

Fatih Terim ka përgëzuar edhe një herë Kosovën për lojën, por ata fituan 4:1, që sipas tij ishte fitore e merituar.

Trajneri i Turqisë e ka cilësuar si të vështirë fitoren ndaj Kosovës, pasi sipas tij Albert Bunjaku e ka bërë një ekip të fortë kombëtar.

“Ishte vështirë të luash ndaj Kosovës, sepse ishin skuadër agresive”, tha fillimisht Terim pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Bunjaku: Fajtori jam unë, fitorja e parë vjen në vjeshtë

“Kolegu im Albert Bunjaku ka bërë një ekip të mirë, po luan mirë, luajti mirë edhe sonte, na bëri problem. Për secilin kundërshtar Kosova është rrezik i madh”.

“Ne patëm tetë goditje në portë dhe shënuam katër gola. Nuk mendoj që Kosova na lejoi të shënojmë lehtë, por bëmë lojë të mirë dhe shënuam”, shtoi ai.

Lexo po ashtu Kosova mposhtet me rezultat të thellë nga Turqia (Video)

I pyetur për humbjen e Kroacisë dhe rezultatet tjera të grupit ai shtoi:

“Jam i kënaqur që Islanda mundi Kroacinë, sepse kemi startuar me 8 pikë, dhe tani kemi dy më pak se lideri”.

“Kjo e lë mundësinë për të dalë në krye. Ne do të luajmë me Kroacinë dhe Islandën në shtëpi”, përfundoi trajneri turk. /Telegrafi/