Site icon Telegrafi

Terim e quajti shtet vëlla Kosovën, por Bunjaku befason me deklaratën e tij

Trajneri i Kombëtares së Turqisë, Fatih Terim ka folur për ndeshjen mes ekipit të tij dhe Kosovës.

Terim e ka quajtur Kosovën si shtet vëlla dhe i ka uruar suksese pas ndeshjes me Turqinë.

Ndërkohë trajneri i Kosovën, Albert Bunjaku ka folur për deklaratën e Terimit duke u pyetur a është Turqia shtet vëlla.

Bunjaku ka deklaruar qartazi se gjatë 90 minutave Turqia është kundërshtar i Kosovës por duke e falënderuar për ndihmat e mëdha që Federata turke dhe shteti i kanë bërë Kosovës.

“Shteti dhe populli turk i ka ndihmuar shumë Kosovës si gjatë luftës, ashtu edhe pas saj”.

“Federata e Futbollit të Turqisë i ka ndihmuar shumë Federatës së Kosovës. Sigurisht se jemi mirënjohës. Por, krejt këto raporte do t’i lëmë anash gjatë 90 minutave, gjatë të cilave normalisht se të dyja palët kërkojmë rezultat pozitiv”, ka deklaruar Bunjaku. /Telegrafi/

Exit mobile version