Telegrafi

Tërhoqi pajtonin e rëndë nëpër mot të nxehtë, kali shtrihet pa ndjenja për toke (Video)

Nusja dhe dhëndri që po shkonin në ceremoninë martesore afër Palermos së Italisë, është dashur të ecin një pjesë të rrugës në këmbë.

Kali që po tërhiqte pajtonin e tyre, është shtrirë pa ndjenja në tokë, pasi nuk kishte përballuar peshën e rëndë dhe motin shumë të nxehtë, transmeton Telegrafi.

Shtegu i thepisur dhe ushqyerja jo e duhur, kanë qenë shkaktarët që gjallesa të mos duroi më.

“Vazhdon edhe më tutje abuzimi mbi kafshë, ky kalë sigurisht është munduar për një kohë të gjatë”, kanë komentuar rastin, organizatat që merren me mbrojtjen e kafshëve. /Telegrafi/