Telegrafi

Tërhoqi 200 mijë dollarë nga llogaria familjare dhe hodhi paratë në autostradë nga vetura – amerikani tregon arsyen

Një burrë nga qyteti amerikan Eugene ka zbrazur llogarinë bankare të familjes, dhe më pas ka hedhur paratë nga vetura teksa ngiste në autostradë.

Policia e shtetit të Oregonit iu përgjigj një raportimi të një shoferi që hidhte kartëmonedha 100 dollarëshe nga një automjet, dhe menjëherë ndali një veturë të drejtuar nga Colin McCarthy, 38 vjeç, nga Eugene, transmeton Telegrafi.

Mediat amerikane raportojnë se afro 200,000 dollarë u hodhën nga automjeti i McCarthyt, ndërsa disa shoferë u ndalën në anë të autostradës për të marrë disa nga paratë e hedhura.

Edhe në orët e natës njerëzit kërkonin paratë që kishin mbetur në rrugë. E McCarthy i tha policisë së i vjen mirë për veprimin e bërë.

“Dua t’i bekojë tjerët me para”, i tha ndër tjera ai policisë.

E policia ka paralajmëruar McCarthy për hedhje të mbeturinave dhe krijimin e mundësisë së një situatë të rrezikshme në autostradë.

McCarthy nuk u dënua, megjithatë policia fillimisht shqyrtoi këtë opsion. Familja e tij ka lutur shoferët që kanë marrë paratë e gjetura në rrugë që t’ia dorëzojnë autoriteteve. /Telegrafi/