Telegrafi

Tërhiqet shorti për Kampionatin Botëror

32 përfaqësueset janë përfshirë në tetë grupe, nga A deri në H. Kampioni i botës në fuqi, Italia gjendet në Grupin F, dhe do të ketë përballë Paraguain, Zelandën e Re dhe Sllovakinë.

Kampioni i Evropës, Spanja është përfshirë në Grupin H, ku do të bëjë gara me Hondurasin, Kilin dhe Zvicrën.

Grup interesant, i ashtuquajturi ‘grupi i vdekjes’, është Grupi G, ku do të vihen përballë Brazili, Portugalia, Bregu i Fildishtë dhe Koreja Veriore.

Më poshtë përbërja e plotë e grupeve, pas tërheqjes së shortit:

Grupi A
Afrika e Jugut
Meksika
Uruguai
Franca

Grupi B
Argjentina
Nigeria
Koreja Jugore
Greqia

Grupi C
Anglia
SHBA
Algjeria
Sllovenia

Grupi D
Gjermania
Australia
Serbia
Gana

Grupi E
Holanda
Danimarka
Japonia
Kameruni

Grupi F
Italia
Paraguai
Zelanda e Re
Sllovakia

Grupi G
Brazili
Koreja Veriore
Bregu i Fildishtë
Portugalia

Grupi H
Spanja
Zvicra
Hondurasi
Kili

/Telegrafi/