Në hapjen e ekspozitës së tij në New York, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u pyet për fitoren e Donald Trumpit si president i Shteteve të Bashkuara. Rama këtë herë tha se kritikat e tij ishin për një kandidat në garë dhe jo për presidentin amerikan.
“Jam në telashe, sepse e kam sulmuar kur ishte kandidat. Të gjithë kundërshtarët e mi, në vend të gëzoheshin për të, u gëzuan sikur të kisha humbur unë. Gjë që s’është ky rasti. Unë jam ende aty. Dita e zgjedhjeve në SHBA u bë si dita e zgjedhjeve në Shqipëri dhe gjithkush dilte në media duke thënë: Edi Rama humbi… ka sulmuar Presidentin amerikan… Parlamenti duhet të kërkojë ndjesë, sepse presidenti i SHBA s’mund të sulmohet”. Unë thashë: S’kam sulmuar presidentin, por kandidatin dhe jam shumë i habitur që kur unë e sulmoja ju nuk thatë një fjalë, nuk e mbrojtët, sepse mendonit se do të fitonte Hillary”, ka thënë Rama. /TV Klan/