Tërhiqet një padi ndaj Weinsteinit për ngacmim seksual, por prokuroria nuk do ta pezullojë procesin gjyqësor
Nol Elshani
Prokurorët e Nju Jorkut nuk duan të largojnë rastin kundër producentit të filmit Harvey Weinstein.
Kohët e fundit, një nga rastet e aktakuzave për ngacmim seksual është hedhur poshtë për shkak të mungesave të dëshmive.
Fillimisht u akuzua për abuzime seksualisht me tri gra, por një nga këto raste u hodh sepse prokurorët dolën në përfundimin se një detektiv kishte këshilluar akuzuesen që të heq padinë.
Avokatët e Weinstein besojnë se i gjithë rasti kundër klientit të tyre është i montuar dhe duhet të refuzohet i tëri.
Prokurorët, megjithatë, konsiderojnë se në rastet e mbetura ka më shumë se prova të mjaftueshme.