Telegrafi

Tërhiqet nga tregu i Maqedonisë çokollata “Milka Oreo” përshkak se dyshohet se ka prani të pjesëve të plastikës

Çokollata “Milka Oreo” prej 37 gramësh po tërhiqet nga dyqanet për shkak se dyshohet se ka prani të pjesëve plastike, njofton Agjencia e Ushqimit të Maqedonisë.

Çokollata bar prodhohet në “Mondelez Polska Porduction SP ZOO”, ndërsa importohet nga operatori ushqimor “TD Nelt”.

Numri serial i produkteve të tërhequra është OSK0934652 dhe ka një datë skadence më 18.08.2024./Telegrafi/