Prokuroria është tërhequr nga ndjekja penale ndaj Salih Zybës së Vetëvendosjes, pjesë e Drejtorisë së Inspektoratit të Prishtinës.
Zyba, ndaj të cilit është mbajtur vetëm një seancë kur u arrestua javë më parë në objektin e komunës, akuzohej për dëmtim të pasurisë.
Rasti ka të bëjë me largimin e flamurit shtetëror nga shtiza tek hyrja e Prishtinës dhe zëvendësimin e tij me flamurin shtetëror.
“Ju njoftojmë se seanca lidhur me të akuzuarin Salih Zyba nuk është mbajtur për shkak se prokurori është tërhequr nga aktakuza dhe Gjykata jashtë seancës e ka hedhur akuzën me datë 15.03.2016 për shkak të tërheqjes së prokurorit nga aktakuza”, ka thënë për KTV zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi.
Nuk dihet arsyeja pse prokuroria është tërhequr nga akuza.