Zyra e shtypit të Partisë Demokratike, bën me dije se 23 deputetët e përjashtuar të opozitës do të jenë pjesë e seancës së ditës së sotme dhe këtë gjë e konfirmon dhe vetë Kuvendi.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi njoftoi deputetët se zyrtarisht i është bërë me dije se është anuluar vendimi i përjashtimit të tyre nga seanca.
“Të nderuar kolegë, zyrtarisht jemi njoftuar nga Kuvendi që nuk do ketë asnjë pengesë për deputetët e përjashtuar për pjesëmarrje në seancë. Vendimi i përjashtimit është anuluar”, mësohet të ketë njoftuar Bardhi kolegët. /Telegrafi/