Këshilli drejtues i Akademisë së gjykatësve dhe prokurorëve publik e ka tërhequr konkursin për trajnimin e 60 prokurorëve të rinj, konkurs i shpallur para një viti e gjysëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Konkursi shfuqizohet për shkak se 1/3 e kandidatëve dyshohen për flasifikim, raporton Tv Telma. Gjithsej 41 kandidatë nga 120 prej tyre janë të përfshirë në skandalin e zbuluar nga ky televizion.
Këshilli drejtues ka vlerësuar se për këtë arsye nuk ka mundësi ligjore që të vazhdohet me procedurat për pranimin e kandidatëve.
Megjithatë, nuk jepen të dhëna nëse do të shpallet konkurs i ri, ose nëse do të ndryshohen kushtet e konkursit. Hetimet për falsifikimin e diplomave B1 për gjuhë të huaj angleze vazhdon më tutje. Detaje rreth hetimeve nuk jepen./Telegrafi/