Site icon Telegrafi

Tërhiqet Kledi Bahiti, ThreeDots i kërkojnë falje Getit (Foto)

Duket se shakatë në shoubizin shqiptar interpretohen në mënyra të ndryshme nga mediat.

Dhe një prej këtyre shakave është marrë shumë seriozisht nga mediat shqiptare, kur producenti i ThreeDots, Kledi Bahiti, ka tallur Getoar Selimin për pjesën e tekstit të këngës “Ajo”.

“Hajde te djali me pamje ka mali, tekst me vlera të larta shoqërore”, ka ironizuar Kledi në një postim të tij të mëparshëm.

Duket se kjo nuk është pritur fare mirë as në ThreeDots e lëre më në qarqet e Babastars, qka ka nxitur një kërkim-falje nga vet producenti i produksionit bos i të cilit është Flori Mumajesi, një mik i kahmotshëm i Getoar Selimit, shkruan Telegrafi.

“Ajo” kaloi mbrëmë 6 milionë për 10 ditë.

Më poshtë gjeni reagimin e Kledi Bahitit:

Exit mobile version