Telegrafi

Tërhiqet edhe Rudolph Giuliani

Në të njëjtën kohë ai u rekomandoi përkrahësve të tij të mbështesnin senatorin John McCain. "McCain është kandidati më i kualifikuar për t´u bërë president i SHBA-ve. Ai është një hero amerikan dhe Amerika mund të ketë nevojë për heronj në Shtëpinë e Bardhë. Ai është një burrë i ndershëm dhe person me integritet”, ka thënë Giuliani.

Tek republikanët krahas McCain vetëm ish-guvernatori Mitt Romney ka shanse reale, për t´u nominuar nga partia e tij si kandidat për president.

Tek demokratët ish-senatori John Edwards u tërhoq nga gara. Tani dueli do të zhvillohet ndërmjet senatores Hillary Clinton dhe senatorit Barack Obama.

Vendimi paraprak për kandidatin e vetëm të të dyja partive duhet të merret në "Super Tuesday" të javës së ardhshme, kur të votohet në të njëjtën kohë në më shumë se 20 shtete federale. /D-Welle/