Telegrafi

Tërhiqet edhe Kasich, Trump kandidati i vetëm

Pas Ted Cruz edhe guvernatori i Ohios, John Kasich, është tërhequr nga gara, me ç’rast Donald Trump ka mbetur kandidati i vetëm nga radhët e Republikanëve, raporton BBC.

Kasich deri më tani gjatë garës ka fituar shumicën e delegatëve vetëm në shtetin e “tij”, duke qëndruar prapa Trump dhe Cruz, transmeton Telegrafi.

Mbrëmë është raportuar se edhe kandidati tjetër nga radhët e Republikanëve, Ted Cruz është tërhequr nga gara pas disfatës së pësuar në shtetin Indiana.

Në zgjedhjet e brendshme, Donald Trum ka fituar 54.2 për qind të votave, derisa Cruz 32.8 për qind, i ndjekur nga John Kesich me vetëm 10 për qind. /Telegrafi/