Telegrafi

Tërhiqet ambasadori amerikan në Kinë, Pompeo nuk tregon arsyen e largimit të tij

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Mike Pompeo, tha herët të hënën se ambasadori amerikan në Kinë, Terry Branstad do të largohet nga posti i tij.

“Falënderoj ambasadorin Terry Branstad për më shumë se tre vjet shërbim ndaj popullit amerikan si ambasador i SHBA-së në Republikën Popullore të Kinës”, shkroi Pompeo në Twitter.

“Ambasadori Branstad ka kontribuar në ribalancimin e marrëdhënieve SHBA-Kinë në mënyrë që ato të jenë të orientuara drejt rezultateve, reciproke dhe të drejta”, shtoi ai.

Gjithsesi, Pompeo nuk dha një arsye për largimin e Branstad nga roli i tij.

Duke cituar një burim të paemëruar, rrjeti i lajmeve CNN raportoi se Branstad kishte të ngjarë të largohej nga Pekini përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në SHBA. /Telegrafi/