Site icon Telegrafi

Tërhiqen prodhimet e qumshtit ”Lactalis” nga tregu i Maqedonisë për masa parandaluese

Një ditë pas njoftimit se në Maqedoni nuk ka prodhime me cilësi të dobët ”Lactalis”, sot Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) ka dalë me një njoftim të ri për tërheqjen e prodhimeve të qumshtit ”Lactalis” që përdoren për ushqyerjen e fëmijëve.

është tërhequr prodhimi me numër serik 17C0012838 ”Celia Expert”, edhe pse i njëjti është cilësor dhe nuk ka gjetje negative mikrobiologjike.

Megjithatë, kompania që merret me importin e këtij prodhimi ka bërë të ditur për AUV-në se prodhimi është tërhequr për çështje parandaluese dhe kujdesi, si edhe për të ndikuar pozitivisht në uljen e panikës që mund të përhapet te konsumatorët./Telegrafi/

Exit mobile version