Telegrafi

Tërhiqen mbi 130 mijë automobila Punto

Tërheqja përfshin mbi 130 mijë automjete edhe atë modelet Grande Punto, Punto Evo, Grande Punto Van dhe Punto Evo Van, ndërsa kompania u ka dërguar letra pronarëve të automobilave nga fundi i shkurtit, transmetoi Frans pres.

Nga Fiat-i sqaruan se nuk kanë problem të gjitha automjetet, por parregullsia e instalimit të kabllove ABS në sistemin për frena është zbuluar në automobil prej të njëjtës seri. /Telegrafi/