Idriz Humolli
Ekspert i Bodibildingut
"Fitness Gym Prishtina”
Pallati i Rinisë dhe Sporteve
tel. + 377 45 275 757
Përveç krahëve ushtrimi zhvillon në masë të madhe edhe muskujt trapez. A do të bëhet gjatë ekzekutimit të këtij ushtrimi goditja më e madhe apo më e vogël e muskujve trapez, varet nga gjerësia e mbajtjes së shufrës.
Nëse shufra mbahet në atë mënyrë që shuplakat e duarve janë të bashkuara apo shumë pak të larguara njëra prej tjetrës (10-15 cm), atëherë do të bëhet goditja më e madhe e trapezeve, ndërkaq nëse gjerësia e duarve ku mbahet pesha është më e madhe (jo më e madhe se gjerësia e krahëve), atëherë më tepër do të stimulohet pjesa e përparme e krahëve.
Variacioni i ushtrimit – Ushtrimi është i përshtatshëm për ekzekutim edhe me përdorimin e peshave njëdorëshe.
Është e preferuar që ushtrimi si dhe të gjitha ushtrimet tjera dedikuar zhvillimit të krahëve (edhe të grupeve tjera të cilat kanë mundësi të përcilleni) të përcillen në pasqyrë me ç’rast mund të evitohet parregullsia e ushtrimit dhe bëhet rritja më e madhe e koncentrimit gjatë veprimit. /Telegrafi/