Tërheqja masovike e kursimeve të qytetarëve në muajin prill dhe maj ka ndikuar në rezultatet financiare të bankave në gjysmën e parë të vitit 2016, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas llogarive, në tre banka të mëdhaja në vend, Banka Komerciale, NLB dhe Banka e Ohrit, depozitat kanë rënë për 140 milion euro.
Megjithatë, Banka Popullore e Maqedonisë pret stabilizim të gjendjes në pjesën e dytë të vitit 2016. Arsyeja kryesore e tërheqjes së kursimeve të qytetarëve është kriza politike në vend.
Mirëpo, ulja e depozitave paraqet kërcënim për kreditimin e amvisërive dhe biznesit. Statistikat tregojnë se ka një rënie të lehtë në kredidhënie./Telegrafi/