Telegrafi

Të gjitha zhvillimet – që nga tërheqja e Joe Biden nga gara presidenciale në SHBA, reagimet dhe “parashikimet” se çfarë mund të ndodhë më pas

Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar se do t’i japë fund kandidaturës së tij për rizgjedhje.

Lidhur me këtë ai ka thënë se “është në interesin më të mirë të partisë sime dhe të vendit”.

Veprimi i tij vjen katër muaj përpara se amerikanët të shkojnë në votime, në garën për Shtëpinë e Bardhë.

Lidhur me veprimin e tij, reagimet dhe çfarë mund të ndodhë më pas, Telegrafi ju ka mbajtur të informuar, minutë pas minute.

array(3) { ["date"]=> string(19) "07-22-2024 08:18:16" ["time"]=> string(10) "Para 7 min" ["update"]=> bool(true) } Para 7 min

Pas miratimit të Bidenit, deklarohet kandidatja e re e demokratëve: Së bashku do ta mposhtim Trumpin

Presidenti amerikan, Joe Biden, së fundmi njoftoi tërheqjen e tij nga gara presidenciale dhe mbështetjen që vendin e tij ta zë zëvendëspresidentja, Kamala Harris.

Në letrën e tij, Biden e quajti Harris një “partnere të jashtëzakonshme” dhe tha se zgjedhja e saj për të shërbyer si zëvendëspresidente ishte “vendimi më i mirë që ka marrë”.

“Sot dua të ofroj mbështetjen dhe miratimin tim të plotë që Kamala të jetë e nominuara e partisë sonë këtë vit”, tha Biden.

Në një deklaratë në X, Harris tha: “Falënderoj Joe Biden për lidershipin e tij të jashtëzakonshëm si president i Shteteve të Bashkuara dhe për dekadat që ka shërbyer në vendin tonë”.

“Jam e nderuar që kam miratimin e presidentit dhe synimi im është të fitoj këtë nominim”, tha ajo.

KËTU mund ta lexoni lajmin e plotë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "07-21-2024 23:45:42" ["time"]=> string(19) "Para 8 ore e 39 min" ["update"]=> bool(true) } Para 8 ore e 39 min

Çfarë ndodh tani që Joe Biden është larguar nga gara për president të SHBA-së?

Presidenti Joe Biden ka thënë se nuk do të jetë pjesë e garës për president të SHBA-së, duke i lënë demokratët të përpiqen të gjejnë një kandidat – më pak se katër muaj para zgjedhjeve të nëntorit.

Por, për të mësuar rreth asaj se çfarë mund të ndodhë më pas, klikoni KËTU.

array(3) { ["date"]=> string(19) "07-21-2024 23:43:14" ["time"]=> string(19) "Para 8 ore e 42 min" ["update"]=> bool(true) } Para 8 ore e 42 min

Obama e quan Bidenin ‘patriot të nivelit më të lartë’

Në një deklaratë, Barack Obama, nën të cilin Joe Biden shërbeu si zëvendëspresident, vlerësoi vendimin e këtij të fundit për t’u larguar nga gara presidenciale.

“Joe Biden ka qenë një nga presidentët më të rëndësishëm të Amerikës, si dhe një mik dhe partner i dashur për mua. Sot, na është kujtuar gjithashtu – përsëri – se ai është një patriot i nivelit më të lartë”, ka thënë Obama.

Ish-presidenti thuhet se ishte në mesin e atyre që nuk besonin se Biden mund të fitonte një mandat të dytë në detyrë pas debatit të tij të parë të dështuar kundër Donald Trump.

array(3) { ["date"]=> string(19) "07-21-2024 23:36:50" ["time"]=> string(19) "Para 8 ore e 48 min" ["update"]=> bool(true) } Para 8 ore e 48 min

Reagime nga e gjithë bota pas tërheqjes së Joe Biden nga gara për Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar se do t’i japë fund kandidaturës së tij për rizgjedhje, duke thënë se “është në interesin më të mirë të partisë sime dhe të vendit”.

Pas këtij veprimi të tij kanë ardhur reagime edhe nga liderë të shumtë botërorë.

Për të lexuar rreth reagimeve të tyre, klikoni KËTU.

array(3) { ["date"]=> string(19) "07-21-2024 23:17:33" ["time"]=> string(18) "Para 9 ore e 7 min" ["update"]=> bool(true) } Para 9 ore e 7 min

Harris bën thirrje direkte për mbledhjen e fondeve në mediat sociale pasi Biden tërhiqet nga gara

Zëvendëspresidentja Kamala Harris bëri thirrjen e saj të parë të drejtpërdrejtë për mbledhjen e fondeve në një postim në mediat sociale pasi presidenti Joe Biden njoftoi se nuk do të kërkojë rizgjedhjen.

“Unë do të bëj gjithçka në fuqinë time për të bashkuar Partinë Demokratike – dhe për të bashkuar kombin tonë – për të mposhtur Donald Trump dhe agjendën e tij ekstreme të Projektit 2025. Nëse je me mua, shto një donacion tani”, shkroi Harris në X, i njohur më parë si Twitter.

Lidhja shkon në një faqe donacionesh Act Blue me një portret të zëvendëspresidentes dhe fjalët: “Dhuroni për të zgjedhur Kamala Harris”.

Ndërsa Harris mori miratimin e presidentit, ajo nuk është e nominuar nga partia dhe nëse ajo përfundimisht do të jetë ende nuk është vendosur.

array(3) { ["date"]=> string(19) "07-21-2024 22:33:58" ["time"]=> string(19) "Para 9 ore e 51 min" ["update"]=> bool(true) } Para 9 ore e 51 min

Vendimi i Bidenit meriton respekt – thotë Scholz i Gjermanisë

Një tjetër aleat kryesor perëndimor, kancelari gjerman Olaf Scholz, thotë se Biden “ka arritur shumë: për vendin e tij, për Evropën, për botën”.

“Falë tij, bashkëpunimi transatlantik është i ngushtë, NATO është e fortë dhe SHBA është një partner i mirë dhe i besueshëm për ne. Vendimi i tij për të mos kandiduar meriton respekt”.

array(3) { ["date"]=> string(19) "07-21-2024 21:59:16" ["time"]=> string(20) "Para 10 ore e 26 min" ["update"]=> bool(true) } Para 10 ore e 26 min

Bill dhe Hillary Clinton mbështesin Kamala Harris për të udhëhequr demokratët në zgjedhjet amerikane

Bill dhe Hillary Clinton kanë mbështetur Kamala Harris për të udhëhequr demokratët në zgjedhjet amerikane.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

array(3) { ["date"]=> string(19) "07-21-2024 21:19:48" ["time"]=> string(19) "Para 11 ore e 5 min" ["update"]=> bool(true) } Para 11 ore e 5 min

Presidenti izraelit vlerëson Bidenin si “aleatin e vërtetë të popullit hebre”

Kryeministri izraelit Isaac Herzog ka falënderuar Joe Biden për “mbështetjen e palëkundur” të popullit izraelit gjatë karrierës së tij.

Presidenti amerikan njoftoi se ishte në “interesin më të mirë të partisë sime dhe të vendit” që të tërhiqej si kandidati i Partisë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme.

Herzog tha se zoti Biden ishte një “aleat i vërtetë i popullit hebre” pasi u bë presidenti i parë i SHBA që vizitoi Izraelin gjatë kohës së luftës, pas sulmeve nga Hamasi më 7 tetor.

array(3) { ["date"]=> string(19) "07-21-2024 21:06:35" ["time"]=> string(20) "Para 11 ore e 18 min" ["update"]=> bool(true) } Para 11 ore e 18 min

Kush do ta zëvendësojë Joe Bidenin, pas tërheqjes së tij nga gara për president të SHBA-së?

Partia Demokratike do të kërkojë një kandidat të ri për të kandiduar për president pasi Joe Biden njoftoi se do të tërhiqej.

Për të mësuar për emrat e mundshëm, klikoni KËTU.

array(3) { ["date"]=> string(19) "07-21-2024 20:49:37" ["time"]=> string(20) "Para 11 ore e 35 min" ["update"]=> bool(true) } Para 11 ore e 35 min

Biden foli me Harris përpara njoftimit

Joe Biden thuhet se foli me Kamala Harris përpara njoftimit të tij se ai do të tërhiqej nga gara presidenciale.

Sipas rrjetit NBC News, i cili citon një burim të njohur me bisedën, Biden e njoftoi zëvendëspresidenten e tij për vendimin e tij.

Pas kësaj, 81-vjeçari ka ofruar “mbështetjen e tij të plotë” që zonja Harris të jetë kandidatja e Partisë Demokratike.

array(3) { ["date"]=> string(19) "07-21-2024 20:46:20" ["time"]=> string(20) "Para 11 ore e 39 min" ["update"]=> bool(true) } Para 11 ore e 39 min

Demokrati i njohur vlerëson Bidenin

Gavin Newsom thotë se Joe Biden ka qenë një “president i jashtëzakonshëm dhe historik”.

Guvernatori i Kalifornisë shihet si një zëvendësues i mundshëm i zotit Biden në krye të garës së demokratëve në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Duke postuar në X, Newsom tha: “Presidenti Biden ka qenë një president i jashtëzakonshëm, historik – një udhëheqës që ka luftuar shumë për njerëzit që punojnë dhe ka dhënë rezultate mahnitëse për të gjithë amerikanët”.

“Ai do të hyjë në histori si një nga presidentët më me ndikim dhe vetëmohues. Faleminderit, Joe Biden”.

array(3) { ["date"]=> string(19) "07-21-2024 20:43:41" ["time"]=> string(20) "Para 11 ore e 41 min" ["update"]=> bool(true) } Para 11 ore e 41 min

Vjen reagimi i Trump, pas tërheqjes së Biden nga gara për president të SHBA-së

Donald Trump i ka shkruar një email fushatës duke iu përgjigjur lajmit se Joe Biden nuk do të përballet me të në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

array(3) { ["date"]=> string(19) "07-21-2024 20:36:02" ["time"]=> string(20) "Para 11 ore e 49 min" ["update"]=> bool(true) } Para 11 ore e 49 min

Pas tërheqjes nga gara, Biden mbështet Kamala Harris si kandidate të demokratëve për presidente të SHBA-së

Joe Biden ka mbështetur zëvendëspresidenten e tij Kamala Harris për të zënë vendin e tij si kandidati i Partisë Demokratike për zgjedhjet presidenciale.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

array(3) { ["date"]=> string(19) "07-21-2024 20:35:11" ["time"]=> string(20) "Para 11 ore e 50 min" ["update"]=> bool(true) } Para 11 ore e 50 min

Biden tërhiqet nga gara për president

Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar se do t’i japë fund kandidaturës së tij për rizgjedhje, duke thënë se “është në interesin më të mirë të partisë sime dhe të vendit”.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.