Telegrafi

Tërheqja e 10 përqindëshit të Trustit, rreth 120 milionë euro do t’iu rimburësohen qytetarëve në pesë vitet e ardhshme

Rreth 120 milionë euro do t’iu rimburësohen qytetarëve në pesë vitet e ardhshme për tërheqjen e 10 përqindëshit nga Fondi i Kursimeve (Trusti).

Në raportimin e Bordit dhe drejtorit të Fondit të Kursimeve Pensionale në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, u tha se tërheqja e këtyre mjeteve nuk e ka rrezikuar likuiditetin financiar.

Drejtori i Trustit, Ardian Zalli se këtë vit ka edhe rritje të kontribuuese aktiv në Fondin e Kursimeve Pensionale.

“Këtë vit janë rreth 400 mijë kontribuues aktiv, zakonisht në kohën kur ka zgjedhje KQZ angazhon komisionar dhe vëzhgues dhe rritet kontribuuesit aktiv”, tha Zalli.

Lexo po ashtu Demi: Janë tërhequr 197 milionë euro nga 10 përqindëshi në Trust, aplikuan rreth 425 mijë kontribuues

Lidhur me investimet e Trustit në tregun ndërkombëtare, Zalli tha se në Evropë është tregu me i sigurt.

Tërheqja e këtyre mjeteve është garantuar me Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, i votuar në Kuvendin e Kosovës si ndihmë për periudhën e pandemisë COVID-19.

Qeveria e Kosovës me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Fondin Pensional kishte paraparë kompensimin e mjeteve të tërhequra në vlerë nën 10 mijë euro.

Aplikimi për tërheqjen e 10 përqindëshit kishte filluar më 11 dhjetor 2020, ndërsa kishte përfunduar më 6 prill 2021. /Telegrafi/