Fondi i Kursimeve Pensionale ka njoftuar se qytetarët që kanë aplikuar për tërheqjen e 10 përqindëshit prej datës 11 deri më 17 dhjetor pagesën do të marrin më 23 dhjetor.
Kështu ka bërë të ditur Fondi i Kursimeve Pensionale, transmeton Telegrafi.
“Të nderuar kontribuues, për aplikimet që janë kryer prej datës 11 deri më 17 dhjetor, ekzekutimi i pagesës së 10%-shit nga Trusti, siç edhe është njoftuar gjatë aplikimit, pritet të bëhet më 23 dhjetor 2020”, thuhet në njoftim.
Aplikimi për tërheqjen e 10 përqindëshit ka filluar më 11 dhjetor, ndërsa do të jetë i hapur katër muaj deri më 6 prill 2021.
Në bazë të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike, qytetarët do të kenë mundësi që të tërheqin vetëm 10 për qind të shumës së siguruar për kursime pensionale, që kanë fituar gjatë kohës sa kanë punuar, por edhe në bazë të vlerës së pagës që marrin.
Të gjithë të punësuarit në Kosovë paguajnë 10 për qind kontribute pensionale nga paga e tyre: pesë për qind të shumës së përgjithshme të pagës e paguan punëdhënësi nga buxheti i tij, kurse pesë për qind paguhet nga paga e punëtorit.
Qytetarët mund të aplikojnë duke klikuar KËTU. /Telegrafi/