Telegrafi

Tërheqin “topa të gjelbër” misterioz nga liqeni në Oklahoma: Njerëzit mbetën të habitur nga pamja, por çfarë thonë shkencëtarët

Përdoruesit e mediave sociale mbetën të hutuar pasi studiuesit nxorën “topa të gjelbër” të pazakontë nga një liqen në Oklahoma.

Fotot u publikuan në rrjetet sociale dhe u bënë shpejt virale, ku njerëzit i quanin “vezë të huaj” ose “vezë Godzilla”.

“Nëse jeni duke lundruar me varkë në McGee Creek, mund të vini re këto topa të pazakontë, zakonisht të ngjitur në pemë ose degë të zhytura”, thanë ekspertët e mbrojtjes së kafshëve.

Imazhet tregojnë “topa xhelatinoz” të mbrojtur nga një guaskë e fortë, të cilat varen nga degët si stoli në një pemë Krishtlindjeje.

Është e qartë pse përdoruesit e rrjeteve sociale janë të hutuar nga pamja, me një shkrim se “nëse do të prekja diçka të tillë në ujë, do të trembesha”.

Megjithatë, shkencëtarët ofrojnë një shpjegim të thjeshtë, raporton nypost.

Bëhet fjalë për mikroorganizmat, të njohur si myshk i detit (Bryozoa), të cilët formojnë kolonitë e tyre, të mbrojtura nga skelete të pajetë.

Predha përbëhet nga një substancë e quajtur kitin, e cila ngurtëson dhe mbron organizmin.

“Ata nuk duhet të shqetësohen apo të frikësohen, sepse nuk paraqesin rrezik për njerëzit dhe kafshët”, theksuan shkencëtarët.

Myshku i detit është në fakt “një tregues i cilësisë së mirë mjedisore dhe ujit të pastër”. /Telegrafi/