Site icon Telegrafi

Tërheq zvarrë të dashurën për ta hedhur para shinave të trenit, shpëton në momentet e fundit adoleshentja nga Australia (Video)

Kamerat e sigurisë kanë filmuar një moment rrëqethës, kur një adoleshent mundohet ta hedh para shinave të trenit të dashurin e tij, derisa vetëm pak metra largohet po afrohej treni duke lëvizur me shpejtësi.

Incidenti ka ndodhur në stacionin e trenit Elizabeth në Adelaide të Australisë, kurse Lucas Gary Narkle, 19-vjeç, është personi që shihet duke tërhequr zvarrë të dashurën 14-vjeçe, që luftonte me të gjitha forcat që t’i shpëton shtypjes së trenit, transmeton Telegrafi.

Për fat të mirë, treni kaloi pa e goditur vajzën që ia arriti qëllimit ta ndalon partnerit ta hedh para shinave të trenit. Megjithatë, ky veprim i të riut australian ka shokuar botën.

Narkle është paraqitur në bankën e të akuzuarve në gjykatë, pasi kishte rrezikuar jetën e të dashurës. Aty është konstatuar se e ka kryer veprimin me paramendim dhe për këtë është shpallur fajtor.

Edhe pse nuk janë bërë të ditura arsyet që quan këtë të ri të ndërmarr një veprim të tillë, avokati mbrojtës i vajzës ka deklaruar në sallën e gjyqit se ajo është traumatizuar dhe se sigurisht se kurrë në jetë nuk do ta harrojë atë moment. /Telegrafi/

Exit mobile version