Site icon Telegrafi

Tërësia dhe sovraniteti i Kosovës, të paprekshme

“Nuk do të këtë ndarje as copëtim të Kosovës. Po që se fillon ndarja apo copëtimi në Ballkan, kush e di se ku mund të ndalet, sepse do të kemi copëtime këtej e andej deri në pafundësi”, ka thëne Engel.

Pra, shtoi Engel, Kosova tashmë është vend i pavarur dhe tërësia e saj territoriale është e paprekshme. “Kemi Flamurin e Kosovës, me hartën e tërë Kosovës dhe pavarësinë në të -kjo është Kosova të cilën ne do të sigurojmë që të mbetet e tërë dhe e pandarë edhe përkundër dëshirës së disave në Beograd për ta copëtuar”.

Gjithë qytetaret e Kosovës pa dallim, qofshin shqiptarë, serbë, romë apo të tjerë, sipas Engelit, duhet të kenë liritë dhe të drejtat e barabarta, të drejtat e minoriteteve, por assesi Kosova nuk bën të copëtohet apo ndahet por duhet të mbetet e tërë ashtu siç është!

Njëherësh, sipas tij, “duhet të sigurojmë se këto rrënjë demokratike janë të forta në tokë dhe të shëndetshme”. Këtë gjë, shtoi Engel, do ta bëjmë duke e siguruar që SHBA-të do të vazhdojnë të jenë miku më i mirë i Kosovës, që përkrahë popullin e Kosovës – duke punuar në ngritjen dhe promovimin e demokracisë për tërë popullin e Kosovës si dhe duke ndihmuar Kosovën në problemet e saj ekonomike.

Megjithatë, ai ka thënë se edhe në SHBA-të kanë probleme ekonomike dhe kjo nuk do të jetë e lehtë. /Telegrafi/

Exit mobile version