Site icon Telegrafi

Terence Crawford, boksieri që mban katër tituj

Boksieri amerikan, Terence Crawford, është bërë i padiskutueshëm në kategorinë e peshave të lehta, pas triumfit me nokaut në raundin e tretë ndaj Julius Indongos nga Namibia, në përfundim të një dueli që u zhvillua në Nebraska dhe që kishte si qëllim unifikimin e titujve kampionë të kësaj peshe.

Crawford, jo vetëm që mbrojti titujt e kategorive WBO dhe WBC, por edhe fitoi dy titujt e kategorive IBF dhe WBA, të cilat mbaheshin nga rivali i tij afrikan.

Indongo përfundoi në tapet edhe në raundin e dytë, por rrëzimi në raundin e tretë mbylli para kohe këtë sfidë, që u dominua nga Crawford, i cili e meritoi fitoren, transmeton Telesport.

Boksieri amerikan është një talent në këtë sport, pasi vazhdon të mbetet i pamposhtur në ring, duke korrur fitoren e 32-të në po kaq duele të zhvilluara (23 fitore i ka realizuar me nokaut).

Ndërsa për Indongo kjo ishte humbja e parë në karrierë, ndërsa i kishte regjistruar 22 fitore (11 me nokaut).

Exit mobile version