Telegrafi

Tërë trupin e ka me tumore, e quajnë “përbindësh”, i biri i tij ka frikë ta shikojë (Foto/Video, +18)

Tumoret i ka aq të mëdha, saqë nuk mund të vesh rroba, ndërsa ka vështirësi të ha.

Shadot Hossain (47) nga Bangladeshi vuan nga një çrregullim për çka qindra tumore ia mbulojnë trupin, transmeton Telegrafi.

Ai duket aq keq, sa që i biri Abdulla (12) ka frikë ta shikojë.

“Nuk mund të dal jashtë. Fëmijët kanë frikë dhe më quajnë përbindësh”, thotë Shadoti, i cili shton se edhe djali nuk i flet. “E kuptoj pse, sepse më nuk mund të bëj gjë për familjen. Jam detyruar ta lë punën e tash as për ilaçe nuk kam”.

Tumori i parë Shadotit i doli para 13 vitesh, ndërsa para pesë viteve gjendja nisi t’i përkeqësohet. /Telegrafi/