Burri 75-vjeçar kishte zënë shoqëri me Sharp, i cili më pas refuzonte t’i merrte të holla për shërbimin që e kryente.
Sidoqoftë, familja e zotëri Butcher, trupi i të cilit kishte qëndruar për dy muaj i kalbur, sepse nuk ishte zbuluar, po e kundërshton vendimin, transmeton Telegrafi.
Ata po pretendojnë se kjo është një gënjeshtër dhe se Sharp e kishte shtyrë atë të linte trashëgiminë.
Megjithëse, ky i fundit, as që ishte në dijeni për vendimin që kishte marrë pensionisti nga Enfield i Australisë.
“Ai gjeti një shok tek Sharp, i cili kujdesej për shtëpinë e tij”, ka thënë avokati, duke shtuar se “ai ishte shumë i vetmuar dhe se familja tij, nuk e vizitonte asnjëherë”. /Telegrafi/