Telegrafi

Tërdevc, i jepet lamtumira e fundit të riut 17-vjeçar

Babai Shemsi Halilaj ka falënderuar shtetin gjerman për përkrahjen e madhe që i ka ofruar. Për të ndarë dhimbjen, në varrim ka marrë pjesë edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Stein Bache, ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, përfaqësues nga Kryeministria, Komuna e Drenasit.

Halilaj së bashku me 14 persona të tjerë u vranë të mërkurën kur 17-vjeçari Tim Kretschmer, i veshur me rroba të zeza, kishte hapur zjarr në ish-shkollën e tij. /Kohavision/