Telegrafi

Tërbohen elefantët, “fshijnë përpara” të gjithë në rrugë – pamje të incidentit në Shri Lanka me rreth 17 të lënduar

Shtatëmbëdhjetë njerëz u plagosën kur dy elefantë “u tërbuan” në një rrugë të Sri Lanka, të shtunën më 7 shtator, njoftojnë media lokale.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet televizive të sfilatës tregojnë një prej elefantëve që “provokohet” nga një grup njerëzish, para se të shkelte kalimtarët ndërsa vraponte në rrugë.

Duke u nisur nga një tempull Buddhist 600-vjeçar, riti i përvitshëm i rrugës ose Perahera sheh valltarë dhe paradë elefantësh të dekoruar në mënyrë, nëpër rrugët e Kotte.

Sipas njoftimeve të mediave lokale, të lënduarit po marrin trajtim në Spitalin Kalubowila, Spitalin e Përgjithshëm Colombo dhe Spitalin e Përgjithshëm Sri Jayawardenapura. /Telegrafi/