Në Chengdu të Kinës, një burrë ka mbetur me shtatë plagë të mëdha, pasi terapia me kupa të nxehta nuk ka shkuar si duhet.
Li Lin i cili kishte dhimbje dhe shtangie të shpeshta në shpinë, u këshillua të kryej këtë procedurë, në përpjekje që të shërohet, transmeton Telegrafi.
Por, në vend se të ndjehet më lehtë, 63-vjeçari ka pësuar këto djegie të thella në lëkurë, të cilat po i shkaktojnë
dhimbje të mëdha.
Nuk dihet çfarë ka shkuar keq, që e ka bërë të moshuarin t’i nënshtrohet mjekimeve tjera, për të shëruar lëkurën.
Ndryshe, ‘ba guan’ është një procedurë e lashtë kineze, ku pacientit i vendosin kupa të nxehta në shpinë, në mënyrë që t’i përmirësohet qarkullimi i gjakut. /Telegrafi/