Një terapi kundër COVID-19 që rrjedh nga një lama me emrin “Fifi”, ka treguar “potencial domethënës” në provat e hershme.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, ky është një trajtim i bërë nga “nanobodies”, versione të vogla dhe më të thjeshta të antitrupave, të cilat lamat dhe devetë i prodhojnë natyrshëm në përgjigje të infeksionit.
Sapo terapia të jetë testuar te njerëzit, thonë shkencëtarët, ajo mund të jepet si një spray i thjeshtë i hundës – për të trajtuar dhe madje për të parandaluar infeksionin e hershëm.
Profesori James Naismith i përshkroi këto antitrupa si “emocionuese”.
Naismith, i cili është një nga studiuesit kryesorë dhe drejtori i Instituti Rosalind Franklin në Oxfordshire, shpjegoi se brejtësit e infektuar me coronavirus të trajtuar me ‘sprayin’ e ri “nanobodies” në hundë, u shëruan plotësisht brenda gjashtë ditëve.
Trajtimi, deri më tani është testuar vetëm në ato kafshë laboratorike, por Shëndeti Publik në Angli tha se ishte ndër “agjentët neutralizues më efektiv kundër SARS-CoV-2” që kishte testuar ndonjëherë. /Telegrafi/