Telegrafi

Terapia me alga kundër celulitit

Në saje të forcës së lartë të thithjes së lëngjeve dhe nxjerrjes së toksineve nga lëkura dhe indet nënlëkurore, algat shumë mirë filtrojnë shtresat e grumbulluara , ndërkaq për shkak se kanë përmbajtje të lartë të jodit dhe të materieve të shumta shkrijnë celulitin dhe indet yndyrore.

Mënyra e aplikimit është e ngjashme me terapinë me baltë. Për të shtuar depërtimin e substancave aktive pas përdorimit të lloçit apo të algave, trupi mbështillet në folie dhe në termo-batanije pastaj ngrohet deri në temperaturë të caktuar. Për shkak të shtimit të qarkullimit substancat aktive depërtojnë më mirë, ndërsa me anë të djersitjes nëpër lëkurë lirohen shumë toksine nga trupi. /Telegrafi/