Telegrafi

Terapia GTP arrin sukses në luftën kundër sindromës së Daunit

Terapia e shprehjes me anë të vallëzimit te të rinjtë me sindromën e Daunit, në fazën problematike të adoleshencës kur këto persona kuptojnë për sëmundjen e tyre, përforcon vetëbesimin e tyre dhe vepron pozitivisht në zhvillimin e personalitetit.

Metodat e reja mund të shmangin disa modele negative të sjelljes tek adoleshentët me sindromë të Daunit, siç është kokëfortësia të cilën e shkakton përvoja e parë e dështimit në dashuri. Po ashtu, këto metoda mund të përmirësojnë edhe komunikimin dhe kuptimin e gjërave të rëndësishme.

Një studim në të cilin janë përcjellë katër adoleshentë me sindromë të Daunit, të moshave nga 11 deri 14 vjeç, ka treguar se teoritë e mëparshme, të cilat pohonin se të sëmurët me sindromë të Daunit nuk janë në gjendje të zhvillojnë mendim kreativ, janë të gabueshme.

Terapia GTP u ka ndihmuar të jenë më të suksesshëm edhe në shkollë. Megjithatë, ekspertët thonë se në zhvillimin e këtyre fëmijëve më së shumti mund të ndikojnë prindërit të cilët duhet t’i shtyjnë ato më herët në programet të cilat i ofrojnë ekspertët, dhe në këtë mënyrë potencialet e tyre do të zhvillohen më mirë.