Telegrafi

Terapia ‘e çuditshme’ e aktores shqiptare (Foto)

Aktorja me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, vazhdimisht në rrjete sociale poston nga përvojat dhe eksperiencat e ndryshme që mes tjerash përçojnë edhe një mësim interesant.

Përtej pozave të rëndomta, ajo kujdeset që shpesh t’i ndaj edhe gjërat që mund t’iu shërbejnë për të mirë ndjekësve të saj.

Lexo po ashtu Eliza Dushku nuk harron origjinën, i bashkohet nismës “Unë jam emigrant” (Foto)

Këtë të shtunë, aktorja e njohur ka postuar dukjen e shpinës së saj të skuqur nga një terapi me vakum, bën të ditur Prive.

“Duket aspak atraktive, e di, por largon bronkitin e pneumoninë. Besoj në kombinimin e mjekësisë së lindjes dhe asaj të perëndimit”, shkruan mes tjerash Eliza në Instagram.