Telegrafi

Terapi që nuk dëmton qelizat e shëndosha

Këto molekula hynë në qelizë dhe e analizojnë gjendjen e qelizës, para se ta shfaqin efektin e tyre shkatërrues. Kur i shikon qelizat e sëmura dhe i krahason ato me qelizat normale, mund të identifikohen biomarkerët në qelizat e sëmura- ndryshimet e mëdha në proteina ose në nivelet tjera biomolekulare- thonë shkencëtarët pranë Universitetit të Stanfordit.

Grupi i shkencëtarëve ka dizajnuar molekula të tilla, të cilat shkaktojnë vdekjen vetëm te ato qeliza ku janë të pranishëm markerët e këtillë, dhe sipas tyre “e fshehta kryesore e krijimit të terapisë efektive është që të shënjestrojnë dhe të lokalizojë efektin terapeutik, në mënyrë që të minimizojë efektet jospecifike anësore”. /Telegrafi/