Telegrafi

Terapi mjekuese për leukeminë

Një ekip i shkencëtarëve kinezë nga Universiteti i Shangait, të kryesuar nga Ministri aktual i Shëndetësisë i Kinës, Chan Xhu, pas dy dekadash të punës hulumtuese erdhi deri te rezultatet inkurajuese duke kombinuar terapinë që përmban arsen dhe acid retinoik.

Profesori Chan ka treguar se nga 85 pacientë të sëmurë nga leukemia, te të cilët është zbatuar kjo terapi, 80 prej tyre janë shëruar.

Thelbi i terapisë është që qelizat e sëmura të shërohen dhe të vazhdojnë të zhvillohen, ndërsa qelizat normale të mos dëmtohen.

Derivati i vitaminës A nxitë pjekurinë e qelizave, ndërsa arseni vepron kundër qelizave malinje.

Leukemia është një kancer i qelizave të bardha të gjakut, ku rritja dhe zhvillimi i këtyre qelizave është anormal.